Ndonëse janë të thirrur të mbajnë rendin dhe ligjin, shpesh janë vet policët ata që thyejnë rregullat e komunikacionit.

Në një fotografi të dërguar në redaksinë e Indeksonline nga lexusi, shihet vetura zyrtare e policisë e parkuar në trotuar në një rrugë të Pejës.

Vetura e parkuar në vendin e papërshtatshëm ka bllokuar trotuarin, i cili shërben për këmbësorët.

Në veturë nuk shihet që është ndonjë polic, derisa dritat janë të ndezura. /Indeksonline/

SHPËRNDAJE