Pantina, ka kërkuar nga KQZ dhe PZAP që të bëhen, siç ka thënë ajo të shurdhra ndaj deklarimeve të partive politike.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në, duke thënë se këto dy parti po bëjnë presion ndaj KQZ-së dhe PZAP-së për rinumërim të vota.

Pantina, ka kërkuar nga këto dy institucione që të bëhen, siç ka thënë ajo të shurdhra ndaj deklarimeve të partive politike.

Statusi i plotë i Shqipe Pantinës:

PDK në stilin që e njohim të gjithë urdhërues e kërcënues, i kërkon organizatave përgjegjëse për procesin zgjedhor si KQZ-së dhe PZAP-së që të marrin vendim për rivotim në Prizren ( pra ju tregojnë çka duan dhe ju kërkojnë ta bëjnë atë), njëjtë LDK në stilin e saj të viktimizues e kërkon të njëjtën. Unë i bëj thirrje edhe KQZ-së dhe PZAP-së të bëhen të shurdhra ndaj deklarimeve të partive politike dhe vetëm të shqyrtojnë secilën ankesë të bazuar pa dalim kush e benë ankesën, dhe të jenë të pa anshme e profesionale me rastin e marrjes së vendimit i cili duhet të bazohet vetëm në ligj.

E PDK e LDK duhet të mësohen që humbjen ta pranojnë me dinjitet, kjo do ju ndodhë çdo pal zgjedhje tani e tutje!