Dje rreth orës 15:00, ka ndodhur një vjedhje. Klientja e një Salloni Bukurie në Prishtinë, ka vjedhur një çantë e cila posedonte të holla ne shumë prej 150 eurosh, katër kartela bankare, patentë shoferin dhe letërnjoftimin.

Rastin e ka bërë të ditur për Arbresh.info, pronari i sallonit “Prestige” që gjendet prapa Teatrit Kombëtar të kryeqytetit.

Ai ka thënë se në kamerat e sallonit është parë një femër duke kryer vjedhjen dhe se rasti është lajmëruar në polici.

“Sot rreth orës 15:12 ka ndodhur një vjedhje e kuletës së klientit tonë. Por fatmirësisht në kamerat tona është parë se kush e ka vjedhur ne mënyrë shumë të qartë”, ka thënë Bekim Humolli.

Ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

Arbresh.info ka tentuar të marrë në prononcim edhe Policin e Kosovës, por këta të fundit nuk janë përgjigjur.

Arbresh.info ka siguruar videon ekskluzive të momentit të vjedhjes: