Reçipetat për gratë janë shumë të rëndësishme, por shumë prej tyre nuk i mbajnë siç duhet.

Nga ruajtja deri tek larja, më poshtë gjeni gabimet që duhet të shmagni kur bëhet fjalë për reçipetat:

1. Gaboni me masën

Numri është për perimetrin e bustit, shkronja është kupën e reçipetave !

Për të mos gabuar në blerjen e këtyre të fundit duhet të dini saktë jo vetëm masën e gjoksit por edhe perimetrin e bustit dhe gjatësinë e duhur të rripave sipas shpatullave.

Nëse ju detyroheni t’i shtrëngoni tepër reçipetat, atëherë po vishni reçipetat e gabuara.

2. Gaboni kur lani reçipetat

Reçipetat duhen larë çdo tre herë që ju i vishni.

3. Zgjidhni pëlhurën e gabuar

Pambuku është pëlhura më e pastër pasi ka aftësinë të përthithë djersën dhe lagështirën. Materialet e tjera mund të çojnë në acarim të lëkurës e kruatje.

4. Si duhen larë reçipetat

Etiketat e reçipetave e thonë qartë që nuk duhet t’i lani me makinë larëse, por jo të gjitha femrat i shohin etiketat e veshjeve.

Ju mund t’I lani me dorë, ose me makinë larëse me proces të shkurtër për rroba delikate.

5. A duhet të flini me reçipeta

Të fjeturit apo jo me reçipeta është zgjidhja juaj, por sa më shumë mbështesni indet e gjirit , aq më lartë do të qëndrojë gjoksi, sipas living.

Rekomandohen reçipetat sportive në mënyrë që mos t’ju shtrengojnë tepër.

SHPËRNDAJE