Humbja e një fëmije është dhimbja më e madhe për prindërit.

Një çifti amerikan nga Missouri i është dashur të heqë dorë nga fëmija që po prisnin. 40 vjeçarja Sharran Sutherland ka ndërprerë shtatzëninë në javën e saj të 14-të.

Ajo dhe partneri i saj nuk lejuan që fetusi të hidhej ‘si një mbeturinë mjekësore’. Ata e mbajtën ‘krijesën’ që peshonte 26 gram dhe ishte e gjatë 10 cm për një javë në frigorifer dhe më pas e mbollën në një vazo me lule në shtëpinë e tyre.

Ata shpërndanë në rrjetet sociale foto të fetusit ku dukeshin si ishin formuar duart dhe këmbët.

Ata kanë justifikuar veprimet e tyre si një mënyrë për të ngushëlluar veten për humbjen e madhe.

Në SHBA një foshnjë nuk mund të cilësohet si e tillë nëse nuk ka jetuar 20 javë në barkun e nënës.