Trajneri i Interit, Luciano Spalletti është fotografuar duke bërë me duar simbolin e shqiponjës në mes të disa tifozëve shqiptarë.

Fotoja është shkrepur në Milano, pas ndeshjes Inter-Juventus të përfunduar me rezultatin 1-1.

Interi aktualisht është në pozitën e tretë në Serie A dhe është rrugës për tu konfirmuar për sezonin e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/

SHPËRNDAJE