Ndoshta duken të pabesueshme, por janë pltësisht të vërteta.

Sot ju sjellim disa kuriozitet të cilat lidhen me produktet ushqimore që ne konsumojmë rregullisht.
Ja cilat janë:

Në kohërat e lashta, buka përdorej si gomë.

Etiketat e frutave dhe zarzavateve janë të ngrënshme. Njihen si të tilla edhe prej Agjencisë Amerikane te Ushqimit.

Mjalti mund të rezistojë i pa prishur për 3 mijë vjet, nëse është origjinal.

Djathi është ushqimi që vidhet më shumë nëpër dyqane.

Ananasi nuk është një fryt i vetëm, por një përzierje manaferrash.

Sasia mesatare e sheqerit që konsumon gjatë 1 jave një amerikan është më e madhe se ajo që konsumonte gjatë një viti, 200 vjet më parë.

Torta “German Chocolate” nuk është gjermane. Emri i saj e ka origjinën nga ai që e prodhoi për herë të parë, amerikani, Sam German.

Sipas një studimi të publikuar në Nevv England Journal of Medicine, 2-3 filxhanë kafe në ditë, mund ta zgjasin jetëgjatësinë e burrave me 10% dhe atë të grave, me 13%.

Shpikësja e biskotave “Chocolate Chips” e ka shitur recetën e saj tek “Nestle” në këmbim të furnizimit me çokollata në kohën e pensionit.

Furra me mikrovale konsumon më tepër energji për të mbajtur orën në pune, sesa për të ngrohur ushqimet.

Përpara shpikjes se frigoriferit, për të ruajtur qumështin e freskët, njerëzit fusnin në të bretkosa të gjalla.

Në vitin 1985, koka-kola ishte pija e parë që u mor nga astronautët në hapësirë.

Çokollata, dikur, është përdorur si monedhë.

Rigoni ka një përqindje më të lartë antioksidantësh sesa boronicat.

Kokoshkat e pjekura në furrën me mikrovalë, lëshojnë një gaz helmues, që dëmton mushkëritë.

Mollët bëjnë pjesë në familjen e trëndafilave, ashtu si kumbullat dhe dardhat.

Për të bërë një kile mjaltë, bletët duhet të vizitojnë 4 milion lule.

Ka më shumë se 10 mijë lloje domatesh.

Vera vendoset në shishe të errët për të parandaluar dëmet që mund të shkaktohen nga drita.

Karotat kanë 0% yndyrë.

Në shtator të vitit 1999 Dustin Philips arriti të pijë 400 ml lëng domate në vetëm 33 sekonda, duke hyrë në Librin Gines të Rekordeve.

Tre të katërtat e peshkut që kapet perdoret si ushqim, ndërsa pjesa e mbetur përdoret për të bërë, sapun, margarinë, ngjitëse dhe pleh.

SHPËRNDAJE