Butrint Imeri prej disa kohësh është kthyer në një ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë dhe ka rrëmbyer zemrat e shumë vajzave me këngët e tij të dashurisë dhe paraqitjet gjithmonë me stil.

Ai është çdo herë aktiv me projekte të reja, teksa viteve të fundit mund të thuhet lirshëm se është kthyer në një nga meshkujt më të spikatur në tregun muzikor shqiptar.

Projektet muzikore i ka shumë të shpeshta, e madje shumë prej tyre janë kthyer në hite.

Butrinti është komentuar shpesh edhe për jetën e tij sentimentale, por një video e fundit i ka mërzitur fansat e tij.

Siç shihet, Butrinti i ka kapur dorën një vajze bionde që ndodhet në rreshtin e parë të publikut dhe krijohet përshtypja sikur i ka vendosur një unazë.

Në fakt nuk dallohet shumë qartë, por komentet e fanseve të tij tregojnë dëshpërimin që Butrinti i bëri këtë deklaratë vajzës dhe një fanse thotë që unaza i jepet njeriut të zemrës.

Vajza në video që sipas mediave kosovare quhet Erza, duket shumë e lumtur nga ky veprim i këngëtarit i cili dëgjohet të thotë: “Ta ha zemrën, me shëndet, me shëndet, me shëndet”.