Muriqi ka vazhduar me formën e mirë në Superligën e Turqisë. Ai i ka shënuar Antalyasporit.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka realizuar një gol të mrekullueshëm në takimin që Rizenspori është duke e fituar ndaj Antalyasporit, shkruan Gazeta Express.

Numri 9 i “Dardanëve” lëshoi një predhë me të majtën në minutën e gjashtë, për të realizuar për 1-0, ndoshta golin më të bukur në karrierë.

Për Muriqin, ky ishte goli i shtatë deri më tani këtë sezon. /Gazeta Express/