Paulina Sobierajska, 20-vjeçarja pohoi se futbollisti, i cili ka të dashur dhe do të marrë 505 mijë funte rrogë javore me t’u transferuar te Manchester United, e kishte pyetur “Se sa do të më kushtoj të bëjë dashuri me ty?”.

Një studente pretendon se Alexis Sanchez i ofroi njëmijë euro për seks

Paulina thotë se Sanchez e kishte ftuar në banesë – bëri striptiz pasi hëngrën ushqim dhe shijuan nga një gotë shampanjë.

“Nuk e dija kushte djali që më shikonte duke buzëqeshur . Ai vazhdonte të më vështronte dhe të qeshte. Ishte pak e çuditshme. Pastaj erdhi një burrë dhe më tha se kishte një mysafir të veçantë dhe se ishte vërtet i interesuar të fliste me mua. E pyeta kush ishte dhe ai tha se ishte Alexis Sanchez, futbollist i Arsenalit. Nuk e dija se kush ishte ai”.

“Ai tha se Alexis i kërkoi atij që të më pyeste se për sa para do të bëja dashuri me të. U trondita. Unë bëra shaka dhe i thashë 10 mijë funte për ta bërë atë të duket budalla”, tha Paulina.

Sanchez, i shoqëruar nga e dashura Mayte Rodriquez – menjëherë filloi të dërgonte mesazhe në WhatsApp pavarësisht se ishim të ulur vetëm disa hapa.

“Më pëlqen ti. A është e mundur të shihemi pas pak?”, zbuloi më tutje ajo, e cila nuk iu përgjigj fillimisht ftesës.

Por, Sanchez nuk dëshironte ta paguante dhjetë mijë funte ndërsa ishte i gatshëm të ndante më pak para. “Për 500 funte nëse dëshiron, më njofto. Banesa ime nuk është larg nga këtu”, shtoi lojtari i Gunners.

Ai pastaj e ngriti çmimin për Paulinën në 800, duke i thënë se “Më pëlqen shumë. Nëse mund të puthja, e di. Je e mrekullueshme”.

Por, kiliani ka mohuar të gjitha këto pretendime, duke thënë se “Kjo është një histori është e rreme. Unë kurrë nuk e kam parë në jetën time atë grua”.

Kujtojmë se në vitin 2014, Sanchez u akuzua se i kishte dërguar mesazh ish-Miss Kilit, Camila Andrade, teksa ishte në lidhje dashurie me Laia Grassin.

SHPËRNDAJE