Një student 20-vjeçar ka fituar zgjedhjet lokale në Valle Seriana të Bergamo të Italisë.
I riu fitoi zgjedhjet me 51.22% të votave, duke mposhtur rivalen e tij Angela Schiavi, e cila grumbulloi 48.78% të votave.
Me 14 vota më shumë, Michele Schiavi u shpall kryetar i komunës së Valle Seriana-s në Bergamo.
Mediet italiane raportojnë se Schiavi, i lindur në vitin 1999, studion drejtësinë në Universitetin e Bergamos.
Në moshën 13-vjeçare ai ishte protagonist në rilindjen e Unionit të Nderit Sportiv, gjersa në moshën 14 vjeçare, ai u bashkua me radhët e Vëllezërve të Italisë, duke u bërë koordinator i Valle Seriana dhe anëtar i Asamblesë Kombëtare. /Lajmi.net/