Astronomët sugjerojnë se ka shumë të ngjarë që një “stuhi e përbërë nga një lëndë e zezë” mund të përplaset  me Tokën ndërkohë që shpejton përmes Rrugës së Qumështit.

Por, sipas tyre, nuk ka nevojë për panik pasi nuk pritet të shkaktojë ndonjë dëm.

Në fakt, “stuhia” në fjalë mund të ofrojë shansin më të mirë për zbulime transformuese.

Përgjatë Rrugës së Qumështit gjenden një numër i madh i “rrymave diellore” ose mbledhje yjesh të cilët më parë kanë qenë galaksi xhuxhe. Përgjatë historisë këto rryma diellore janë përplasur me galaksinë tonë duke krijuar yje të rinj që orbitojnë në qendrën e galaktikës.

Ndërsa sistemi ynë diellor përshpejton përmes pjesës së jashtme të Rrugës së Qumështit, ai ecën me materien e errët në rreth 230 kilometra në sekondë (rreth 143 kilometra në sekondë).

Një studim i botuar më 7 nëntor,  i udhëhequr nga hulumtuesit në Universitetin e Saragozës sugjeron se materia e errët mund të udhëtojë me shpejtësi të dyfishtë – rreth 500 km / s (rreth 310 milje në sekondë) – duke na dhënë një shans shumë më i mirë në zbulimin e kësaj lënde.

Natyrisht, nuk jemi mjaft të sigurt se nga çfarë përbëhet kjo materie, por ekziston një numër i madh sugjerimesh.

Meqë lënda e errët thuhet se përbën pothuajse 85 për qind të materieve në univers, zbulimi i grimcave me të cilat ajo është krijuar do ta ndryshojë rrënjësisht mënyrën sesi ne e shikojmë universin.

Pra, nuk ka asnjë arsye për shqetësim kur dëgjoni termin “uragan me lëndë të zezë”, në fakt, është një gjë e mirë.