Mënyra se si rrudhat përshkruajnë fytyrën tonë zbulon nga diçka për trupin, mendimet, emocionet madje edhe për karakterin tonë.

Njerëzit e mençur jo rrallë do të thonë se si rinia është e paindividualitet dhe që me kalimin e kohës secili nga ne do të ketë individualitetin që e meriton.

Shkaktar për këtë do të mund të jetë ajo që tregojnë disa mësime të vjetra, që fytyra është harta e karakterit tonë.

Disa i përshkruajnë rrudhat në fytyrën tonë si skalitje në hartën e jetës sonë në të cilën është shkruar rrugëtimi jetësor. Kjo njësoj ka të bëjë edhe me proceset fiziologjike në organizëm, si edhe me mundimet ideore dhe dyshimet emocionale dhe turbulencat.

Me studimin e linjave në fytyrë (metoposkopi) që në shekullin e 17-të është marrë astronomi Richard Sanders.

k

7 linjat e rrudhave: Karakteri “i shkruar” në ballë

1. Linja e Saturnit
Rrudha e vendosur në pjesën më të lartë të ballit, gati ngjitur me flokët i takon Saturnit, ndërsa shfaqet para viteve të mesme të jetës.

Kur kjo rrudhë është e gjatë dhe e shprehur qartë, nënkupton karakterin të cilin e veçon fuqia e madhe e vëzhgimit, mendjemprehtësia dhe kujdesi.

Kur është e shkëputur, nënkupton lakminë për para dhe prirjen e theksuar për t’u nervozuar.

Nëse është e valëzuar, fytyra në të cilën gjendet i takon personit i cili është i gatshëm për të mashtruar.

2. Linja e Jupiterit
Linja e Jupiterit gjendet menjëherë nën atë të Saturnit.

Kur është e drejtë dhe e theksuar qartë tregon ndershmërinë dhe drejtësinë e personit, në ballin e të cilit gjendet.

Ai që ka këtë rrudhë, sipas teorisë së Sandersit, do të përjetojë fat të madh dhe do ta ketë rastin të pasurohet në mënyrë të ndershme.

Po ashtu, nëse rrudha e Jupiterit është më e gjatë se ajo e Saturnit, është shenjë e pasurisë, krenarisë së theksuar dhe religjionit të personit të caktuar.

3. Linja e Marsit
Rrudha e tretë i takon Marsit.

Personi tek i cili kjo rrudhë është e qartë, e gjatë dhe shtrihet përmes tërë ballit, është jashtëzakonisht i guximshëm dhe gjithmonë i gatshëm të luftojë për synimet e veta.

Në rastin kur rrudha është e shkëputur, fjala është për një person shumë mëdyshës, ndërsa kur është e valëzuar, pronari i saj është qejfli dhe ka sjellje të lirë.

4. Linja e Diellit
Rrudha e katërt gjendet sipër vetullës së djathtë dhe i takon Diellit.

Nëse është e theksuar qartë dhe shtrihet deri te pothuajse qendra e ballit, paraqet një individ shumë ambicioz i cili rezonon në mënyrë të shëndetshme.

Po ashtu, kjo rrudhë tregon edhe realizimin e ambicieve dhe sukses në të gjitha planet.

Nëse është e shkëputur, është simbol i egoizmit dhe i dëshirës së tepruar për para. Linja e valëzuar e Diellit, zbulon që ai person i cili e ka në ballë është i prirë për zili dhe ligësi.

Kryqëzimi i kësaj rrudhe me një tjetër, është shenjë e pasurisë dhe prestigjit.

maxresdefault

5. Linja e Hënës
Rrudha e pestë është linjë e Hënës, ndërsa gjendet mbi vetullën e majtë. Nëse është e shprehur qartë dhe e drejtë, është shenjë që personi i cili e ka do të udhëtojë shumë në vendet e largëta.

Kjo rrudhë është karakteristike për njerëzit me imagjinatë jashtëzakonisht të zhvilluar. Nëse është e shkëputur, bëhet fjalë për një person tekanjoz, ndërsa nëse është e valëzuar tregon mosrespektin e atij që e ka.

E kryqëzuar me rrudhë tjetër është shenjë e lumturisë.

6. Linja e Venerës
Linja e gjashtë i takon Venerës, ndërsa shtrihet në mes vetullave. Nëse është e qartë dhe e drejtë nënkupton emocione dhe lumturi në dashuri.

Sa më e hollë është rrudha nënkupton që aq më i ndjeshëm dhe i ëmbël është ai që e ka.

Nëse është e valëzuar, nënkupton sukses i cili do të arrihet me shumë përpjekje.

Nëse është e ndërprerë nënkupton zhgënjim në dashuri dhe ndërrimin e shpeshtë të partnerëve.

7. Linja e Merkurit
Linja e shtatë mban emrin e Merkurit, gjendet menjëherë mbi hundë, menjëherë nën linjën e Venerës.

Nëse është shumë e shprehur dhe kthehet në të majtë është shenjë e fatit të keq, ndërsa e përkulur në të djathtë është shenjë e fatit të mirë.

Ata të cilët në vend të një rrudhe të tillë në mes syve kanë tri rrudha më të vogla e të drejta, janë spiritual dhe elokuent në karakterin e vet.

Në rastin kur ekzistojnë më shumë se tri rrudha, bëhet fjalët për dikë të paqëndrueshëm dhe shpesh është i prirë ndaj dredhive dhe mosrespektit.

Më shumë se tri rrudha të ndërprera në mes syve karakterizojnë llafazanin i cili pëlqen të shfrytëzojë të tjerët dhe potencialisht është i prirë ndaj aktiviteteve të paligjshme.