Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Evropë njofton mediat se lajmi që po qarkullon këto ditë se Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare nuk merr pjesë në Samitin e Diasporës nuk është i vërtet.

Rrjeti i Bizneseve të Evropës i përbërë nga 9 shtete të Evropës do të jetë pjesë e Samitit të përfaqësuar me kryesitë e tyre dhe me numër të konsiderueshëm të anëtarëve.

Këto shtete i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së ministrit të shtetit për Diasporën z. Pandeli Majkos dhe do të jenë pjesë e panelit të dytë: “Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm – “Vendlindja dhe diaspora”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Rrjetit për Evropë z. Yll Blakaj.

Blakaj ka thënë se “Ne i jemi përgjigjur pozitivisht ftesës së z. Majko, dhe do të jemi në Tiranë. Njoftimi i z. Nazar Mehmetit se Rrjeti nuk shkon në këtë takim ka ardhur pa asnjë konsulltim me 9 degët kryesore të Evropës.

Andaj si njoftim është i pavërtet. Ne jemi të njoftuar për zhvillimet politike në Shqipëri, mirëpo besojmë që ato janë pjesë e politikes dhe politikanet të merren me to.

Ndërsa sa i përket Diasporës, ne jemi atje sepse Shqipëria është vendi ynë dhe sa herë të ftohemi ne do të jemi aty, për takime të tilla por edhe për të ndihmuar dhe investuar”.

Shtetet që do të marrin pjesë janë: Gjermani, Austri, Sllovenia, Greqia, Zvicrra, Norvegjia, Suedia, Italia dhe Finlanda.

Nazmi Viqa – kryetari i Bizneseve Shqiptare në Gjermani,

Yll Blakaj – kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri,

Tahir Maliqaj – kryetar i Rrjetit të bizneseve Shqiptare në Slloveni,

Qamil Jusufi – kryetar i Rrjetit të bizneseve Shqiptare në Zvicërr,

Vat Marashi – kryetar i Rrjetit të bizneseve Shqiptare në Itali,

Flamur Mavraj – kryetar i Rrjetit të bizneseve Shqiptare në Norvegji,

Halim Hoti – kryetar i Rrjetit të bizneseve Shqiptare në Suedi,

Omer Nura – kryetar i Rrjetit të bizneseve Shqiptare në Finlandë.

SHPËRNDAJE