Më 13 nëntor në ambientet e Qendrës për Zhvillim të Karrierës është mbajtur sesioni i dytë i aktivitetit “Të martat me HR” ku ekspertët diskutuan për ndërlidhjen e sistemit të edukimit me kuadrot në sektorin privat, si dhe trended e sfidat e Burimeve Njerëzore në kompani NVM dhe Korporata.

Alejtin Berisha, themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Kolegjit Universum theksoi se problemet kryesore sa i përket sektorit privat është “ikja e trurit” që sipas Berisha ka të bëjë me migrimin e të rinjëve drejt shteteve perendimore për jetë më të mirë.

Poashtu, Berisha dha si këshillë për të rinjtë punëkërkues që rritja personale dhe profesionale e tyre vjen gradualisht duke akumuluar përvojë në fushën e caktuar që ata punojnë, thuhet nw njoftimin e KRHA-së.

Në panel poashtu mori pjesë Visar Rexha nga projekti Enhancing Youth Employment (EYE) nga Helvetas ku tregoi për punën e deritanishme të projektit.

Rexha theksoi se deri më tani kanë qenë të angazhuar në jetësimin e modalitetit të stimulimit të ndërmjetësimit të punësimit të sektorin public, ndërsa tani janë duke punuar më shumë me kompani private për ndërmjetësim të punësimit.

Si sfidë kryesore, theksoi se këto portale janë pak të shfrytëzueshme nga punëkërkuesit, transmeton lajmi.net.

Rreth këtij problem, Albina Berisha, poashtu nga projekti EYE i HELVETAS theksoi se punëkërkuesit nuk kanë informata të mjaftueshmë rreth casjes në këto portale e poashtu edhe me vetë mënyrën se si shpërndahen këto informata tek të rinjtë.

Për më tepër, Berisha dha si këshillë që punëkërkuesit të marrin pjesë më shumë në evente dhe ngjarje të rrjetizimit pasi që është një ndër mënyrat se si ata mund të marrin informata rreth punësimit në vecanti vendeve të lira të punës, dhe të zgjërojnë rrjetin e tyre.

Znj. Berisha tha gjithashtu se kompanitë duhet të investojnë më shumë në Burime Njerëzore e sidomos në trajnime që nuk kanë vetëm qëllime afatshkurta.

Në fund të diskutimit, Shkumbin Tafilaj nga Qendra për Zhvillim të Karrierës tregoi për impaktin pozitiv që Qendra ka arritur drejt njoftimit të studentëve të UP-së, si dhe kërkoi nga studentët vazhdimësi të hulumtimit të tregut si dhe më shumë investim personal të tyre, qoftë në punë praktike apo edhe iniciativa vullnetare.

Kjo ngjarje u zhvillua në kuadër të projektit “Facillitating Connection of Labor Market with Educational System in Kosovo” e cila mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”