Aktori i njohur i serialit “O sa mirë”, Art Kurti është gjetur i vdekur në Gjakovë.

Një lajm i hidhur ka tronditur opinionin sot.

Lajmin për vdekjen e aktorit e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë Rajonale në Gjakovë, Krist Gjokaj.

Gjokaj ka thënë se ende nuk dihet saktë nëse është vrasje apo vetëvrasje. Ai ka shtuar se me rastin është duke u marrë edhe mjekësia ligjore.

“Jemi duke bërë hetimet rreth vdekjes sot rreth orës 08:00 të mëngjesit kemi marrë informatë për një trup të pajetë në fshatin Goden afër kufirit, policia ka shku në vendin e ngjarjes ku ka konstatu vdekjen me anën e ambulancës dyshohet për një mashkull rreth 30 vjeçar për momentin është e paqartë a është vrasje apo vetëvrasje.

Trupin e pajetë e ka marrë mjekësia ligjore dhe pas obduksionit do dalin me informata shtesë”, ka thënë Gjokaj.

Gold Ag i tronditur: Qe sa ditë më thirre me ardhë…

Reperi Gold Ag përmes rrjeteve sociale, ka shkruar telegram ngushëllimi për vdekjen e aktorit, Art Kurti.

“Allahu të mëshiroftë o vllau jem,qe sa dit më thirre me ardh në Gjakovë e nuk munda me ardhë e tash e pa besushme që do t’vi në varrimin tënd.

O Allah falja Xhenetin shokut tem e mëshiroje me mëshirën tënde o më i miri mëshirues”, shkruan Goldi.