Shqiponja me duar është kthyer trend tashmë dhe shumë personazhe të njohur e kanë bërë madje s’kanë hezituar të postojnë foto. 

Rasti i fundit ishte i “Miss Serbia”, Irina Jovanka, e cila bëri simbolin e shqiponjës me duar gjatë sfilatës duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Është formë respekti, për mua është normale ta bëj”, u shpreh Miss Serbia.

Mirëpo pas këtij veprimi të Jovankës, në mediat serbe është bërë nami. Portali serb “Kurir” i ka kushtuar një artikull modeles serbe duke e quajtur veprimin e saj si skandal dhe duke shtuar se u erdhi befasi edhe vetë organizatorëve të cilët nuk e prisnin.

Në një deklaratë për “Blic”, Vesna de Vinca nga kompania e modës që përzgjodhi Jovankën, tha se kompania e saj nuk ka të bëjë asgjë me veprimin e modeles dhe konsideron se zgjedhja e saj ishte false.