Policia njoftoi se më 16 maj është raportuar për një person të zhd ukur.

Që nga ajo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj policia kërkon edhe ndihmën e qytetarëve.

Bëhet fjalë për Hetem Dedaj, i lindur në vitin 1975, banues në rrugën “19 Qershori” në Podujevë.

“Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftim.