Tayna me fotot e saj të fundit në “Instagram” duket se po paralajmëron qartë lançimin e një kënge të re.

Kësaj radhe mesa duket reper-ja ka zgjedhur të sjellë një histori personale nga jeta e saj.

E pyetur nga një fanse në “story-n” e saj, se kënga e re do të jetë për dashurinë apo rap, Tayna i ka kthyer se ajo do të jetë Hip-Hop, por që do të përfshijë një histori personale.

Më pas reper-ja ka postuar një foto me përshkrimin: “Dikur s’e kan besu që kom me mrri…”- dhe mesa duket në këngën e re mund të presim një histori për suksesin e saj dhe vështirësitë për të arritur në majat e tregut muzikor.

SHPËRNDAJE