Festa e Vidovdanit në Gazimestan në afërsi të Prishtinës i ka bërë bashkë qindra serbë.

Pjesë e festës ishin si zakonisht edhe shumë krerë të kishës ortodokse nga Beogradi.

Të irrituar që Kosova mbetet vetëm një qendër turistike tani për ta, peshkopët serbë nuk janë parë në disponim të mirë në disa raste.

Një nga ta ishte peshkopi serbo-boshnjak, Atanasije Jevtic.

Ai u acarua tej mase kur në afërsi të binës e vërejti një bluzë që mbante mbishkrimin e firmës së famshme amerikane, “Calvin Klein”.

Me të parë atë, Jevtic e ngriti zërin ndaj personit që mbante veshur atë, kryeredaktorit të Indeksonline, Shkëlqim Osmanaj.

“Pse e mbanë veshur atë?

Pse më reklamohesh me firmë amerikane këtu?

Hajde bëj diçka, zhduke mos ta shoh atë” i është drejtuar Atanasije Jevtic përfaqësuesit të Indeksonline.

Pasi e pa se Osmanaj nuk reagoi nga thirrja e tij, peshkopi e ngriti zërin që ta zhveshë bluzën dhe ta kthejë në anën që nuk shihet mbishkrimi.

Pas kërkesës së peshkopit një grup i serbëve filloi me thirrjet serbe, “ktheje bluzën mbrapsht”.

Megjithatë kërkesa e Jevtic dhe serbëve të tjerë nuk u realizua dhe se i njëjti ka qëndruar me bluzën amerikane deri në fund të kësaj feste./Indeksonline/

Shiko Videon:

https://www.facebook.com/watch/?v=1283692435061767