​Nora Gjakova është eliminuar nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Paris.

Distria Krasniqit e nisi për mrekulli aventurën në Grand Slam të Parisit, duke u kualifikuar në çerekfinale, por jo edhe xhudistja tjetër, Nora Gjakova.

Ashtu si Distria, edhe Nora e kaloi rrethin e parë pa luftë, në kategorinë -57 kilogramë.

Në rrethin e dytë Gjakova u përball me xhudisten nga Koreja, Jisu Kim, duke dështuar që në ndeshjen e parë në Paris.

Kampionia Evropiane u eliminua për pasivitet – ajo bëri tri gabime, duke bërë kështu që Kim të fitojë këtë rund me Ippon.

Pas pak, në kategorinë -78 kg, në kategorinë e meshkujve, do të garojë, Akil Gjakova. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE