Amanda Teague është një 47-vjeçare e cila pretendon se është martuar me fantazmën e një pirati që ka jetuar 300 vite më parë.

Veçse është martuar dhe komunikon me të, Amanda ka treguar gjithashtu se ‘ai’ u përpoq ta vriste pasi ajo kërkoi të divorcoheshin.

Pirati Jack, sipas Amandas, ka ndërruar jetë në vitet 1700 pasi e ekzekutuan për vjedhje në det të hapur me anë të një barke që lundronte në ujërat ndërkombëtarë.

Teague shpjegoi më pas se fantazma e piratit i pushtoi trupin dhe ajo u shtrua në spital e sëmurë rëndë.

Vetëm pas “divorcit” ajo mundi të shërohej dhe të shpëtonte prej tij.