Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i ka raportuar sot Parlamentit serb për fushatën e tij kundër Kosovës.

Daçiq ka paraqitur një raport për punën e tij gjatë muajit janar, në një seancë të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentin e Serbisë.

Ai ka folur sidomos për përpjekjet e mëdha që po bën ai dhe Serbia për të lobuar në zvogëlimin e numrit të vendeve të cilat e njohin pavarësinë e Kosovës.

Duke folur për seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Daçiq ka thënë tha se kishte një luftë të madhe që të mbahet seanca dhe kishte rrezik të mos mbahej, e gjithashtu tha se u dakorduan edhe për 3 seanca të këtij lloji gjatë këtij viti dhe 2 vitin e ardhshëm.

Kjo është arsyeja pse ne e mbyllëm çështjen.

Kosova ishte e habitur që seanca u mbajt”, tha Daçiq, duke shtuar se seanca ishte shumë pozitive për interesat e Serbisë.

Daçiq po ashtu ka thënë se është duke krijuar kontakte me vende të vogla dhe me pak ndikim në botë, ndër të tjera, për të siguruar votat pro Serbisë në forume ndërkombëtare.

Ministri i jashtëm serb, Daçiq gjithashtu ka deklaruar se Kosova nuk e ka shumicën për anëtarësim në organizata të rëndësishme.

Duke deklaruar se këtë vit përsëri do të ketë votime në UNESCO dhe INTERPOL, ai tha se Kosova nuk ka shumicën që të hyjë lehtë në këto organizata.

Prandaj është e rëndësishme që të mbajmë kontakt me të gjitha këto vende në mënyrë që të kemi një situatë të qëndrueshme në lidhje me ata që do votojnë pro propozimeve tona”, tha Daçiq.

Daçiç tha se Kosova nuk mund të jetë anëtare e OSBE-së dhe se është e mundur të aplikohet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që do të ishte më e vështirë për t’u parandaluar, sepse shumica e shteteve anëtare e pranuan Kosovën, përcjell lajmi.net.

Ministri i jashtëm serb tha gjithashtu se ka edhe tërheqje të tjera të njohjeve për Kosovën por që ende nuk janë zyrtarizuar, pasi ato shtetet po mbahen nën presion nga SHBA-të që mos ta bëjnë.

“…Gjithashtu ka vende anëtare të OKB-së që e kanë njohur Kosovën por që nuk votojnë në forume ndërkombëtare për Kosovën, të tilla si Egjipti, Omani”, tha më tutje Daçiq.

Me qëllim që të kemi shumicën, ne kemi nevojë për gjashë vende të tjera.

Mendoj se ata tashmë kanë më pak se gjysmën, por nuk jam i kënaqur që dikush më thotë se ata nuk e pranojnë, ne kemi nevojë për letër”, tha Daçiq.

Janë edhe 13 vende të Karaibeve dhe Paqësorit që të cilat kanë rreth 50 milionë banorë së bashku, gjithashtu 13 vota në Kombet e Bashkuara, duhet t’i kushtojmë rëndësi këtyre vendeve”, tha Daçiq.

Pra, i gjithë raportimi i ministrit të jashtëm serb, Daçiq ishte në lidhje me lobimin e tij kundër Kosovës tek vendet të cilat e kanë njohur për ta tërhequr çnjohjen.