Tencent ka konfirmuar se “zombie mode” e lojës ‘PUBG Mobile’ do të lansohet më 19 shkurt, ndërsa serverat e lojës nuk do jenë në dispozicion nga ora 00:00 deri më 08:00.

Shërbimet e lojës mund të rikthehen më herët apo më vonë, varësisht nga procesi i mirëmbajtjes.

Versioni i ri do të futet në Google Play dhe App Store, duke filluar që nga 19 shkurti.

Këtë gjë e konfirmoi ‘PUBG Mobile Discord’ dhe, vjen pas një testimi që zgjati gati një muaj.

Sidoqoftë, më poshtë mund të ndiqni të gjitha ndryshimet që do sjellë loja:

‘Zombie mode’

Drita e hënës në “map”-in Vikendi

Rritje e kapaciteteve të ftesës së miqve në lojë

“Map”-i Sanhok do të jetë në gjendje në modelin “Arcade”.