Ushqimi i popullarizuar mund të goditet nga një ligj i ri që do të ndalonte shtimin e fosfatit në mish të ngrirë, transmetojnë mediat botërore.

Njëri nga ushqimet më të popullarizuara në botë së shpejti mund të ndalohet në Bashkimin Europian

Duke pasur parasysh se është shumë popullor, ekziston një shqetësim i madh lidhur me ndikimet e mundshme të fosfateve nga këto ushqime për shëndetin e miliona njerëzve në Evropë.

Nëse ndalohet shtimi i fosfatit në mish të ngrirë, kjo mund të shkatërrojë industrinë e donerit që aktualisht fiton miliarda.

Vetëm në Gjermani çdo ditë shiten tre milionë porcione dhe në prodhimin e këtij ushqimi janë të punësuar qindra-mijëra njerëz.

Parlamenti Evropian do të diskutojë lidhur me këtë çështje brenda dy javësh.