Dhimbjet e vazhdueshme të fytit të jenë një shenjë e hershme e kancerit, kanë paralajmëruar ekspertët.

Dhimbjet e fytit, së bashku me dhimbjet e veshi, vështirësi në gëlltitje mund të jenë shenjat e para të kancerit të laringut, tregojnë gjetje të reja nga Universiteti i Shkollës Mjekësore Exeter, transmeton lajmi.net.

Laringu është emërtimi mjekësor i kutisë së zërit – dhe sëmundja është një formë e kancerit të fytit.

Aktualisht, mjekët duhet të marrin në konsideratë kancerin e laringut nëse dikush ka një dhimbje të vazhdueshme ose një gungë të pashpjeguar në qafë.

“Ka ende shumë rrugë për të bërë dhe rezultatet e këtij studimi me të vërtetë theksojnë nevojën për të përmirësuar rekomandimet aktuale për të gjitha llojet e kancerit të kokës dhe qafës”, deklaroi autorja kryesore e studimit, Elizabeth Shephard, nga Universiteti i Shkollës Mjekësore të Exeter.