Kate Moss është një nga emrat më të njohur dhe një nga femrat më të bukura në fushën e modelingut.

Së fundmi ajo është larguar disi nga vëmendja mediatike për t’iu përkushtuar biznesit, por fotot e fundit i kanë zhgënjyer adhuruesit e saj.

Pas problemeve me alkoolin pasojat janë të dukshme për modelen 44-vjeçare.

Ajo është fotografuar nga paparcët në jug të Francës ku po pushonte në një jaht luksoz me miqtë dhe të dashurin disa vite më të ri.

Kate Moss 44 vjeç dhe i dashuri i saj 31 vjeç, Nikolai, e kanë nisur marrëdhënien romantike që në vitin 2015 dhe lidhja mes tyre duket e qëndrueshme shkruan “Daily Mail”.

Por ajo që ka na rënë më shumë në sy ishte trupi i modeles. Celulit, bark dhe mund të themi se ajo dukej si një femër normale në moshën e saj.

Nuk e dimë nëse Kate do të bëj përpjekje për t’u kthyer në formë, por një gjë është e sigurt, linjat që ka pasur është vështirë të kthehen.

Kohët e fundit Kate i është nënshtruar një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe një jetese të rregullt, pasi pranoi se kishte abuzuar me alkoolin.

Tashmë ajo shprehet se ndihet shumë më mire edhe pse format e saj fizike nuk e tregojnë.