Ajo ka kohë që ka hapur një biznes të vetin e për pothuajse çdo ditë publikon imazhe nga më të ndryshmet duke i bërë reklamë dyqanit të saj me veshjet elegante.

E njohim si një artiste e cila ka vite e vite që është pjesë e pandashme e estradës shqiptare.

E tani, siç rrallë bënë, këngëtarja shqiptare nga Kosova, Mihrije Braha i ka kaluar paksa limitet e një artiste.

Braha sot ka publikuar një imazh në llogarinë e saj të hapur për publikun, në “Instagram, ku u pa e veshur me një fustan të gjatë solemn por tejet komod dhe elegant.

51-vjeçarja e cila s’është hera parë që provokon me dukjen, kjo e fundit shihet në fotografi teksa me njërën dorë e ka kapë një pjesë të gjoksit.

Siç duket, këngëtarja shqiptare po del jashtë limiteve të saj duke u munduar të duket sa më joshëse.

Sido që të jetë ajo është artiste e talentuar dhe një moderatore e zonja.

Bashkë me burrin e saj, këngëtarin Naim Abazi ka disa vite që e udhëheqin një emision argëtues.

SHPËRNDAJE