Ylli argjentinas, Lionel Messi ende nuk është ngopur duke shijuar pushimet me bashkëshorten e tij.

Sulmuesi i Barcelonës ka postuar një foto në Instagram, por fansat kanë arritur të kapin dy detaje.

I pari është trupi i Messit që duket në super formë dhe detaji tjetër është dora e Messit që qëndron te të pasmet e Antonelës.

Këto dy gjëra nuk i kanë shpëtuar ndjekësve të “pleshtit” të cilët e kanë “mbytur” me komente.

“Dukesh në formë të shkëlqyer Leo, por ajo dora”, ishin thuajse pjesa më e madhe e komenteve në këtë foto.