Prej kohësh tashmë Justin ishim mësuar ta shohnim me flokë të gjatë dhe në përpjekje të vazhdueshme për të rritur mustaqe dhe mjekër.

Ky look nuk i ka pëlqyer aspak as të fejuarës së tij Hailey Baldwin, e cila i ka kërkuar vazhdimisht këngëtarit të priste flokët e tij.

Dhe së fundmi Justin na zbuloi se e plotësoi më në fund dëshirën e modeles.

E megjithatë, ndoshta nuk paska qenë Hailey ajo që ka ndikuar në vendimin e Justin, por mund të ketë qenë Katy Perry.

Në një përpjekje për t’i bërë një rreng internetit, menaxheri i Justin Bieber shpërndau një foto të një djaloshi që ngjante me Justin Bieber, por Katy Perry e kuptoi menjëherë që djaloshi nuk ishte Justin Bieber e në të njëjtën kohë zbuloi se Justin Bieber është pak zhuls.

“E dija që nuk ishte ai sepse flokët ishin shumë të pastër” , komentoi në foto Perry, duke treguar hapur se nuk i kishte shumë qejf flokët e këngëtarit.