Loredana Zefi po rikthehet së shpejti me një projekt të ri muzikor. Ky i fundit me titull “Labyrinth” nuk është se i shkrepi shumë, shkruan “Kosovarja”.

Loredana Zefit, nuk ia la shenjë skandali me çiftin nga Zvicra, të cilët i akuzuan për zhvatje, kërcënim e mashtrim.

Lori, është aktivizuar dukshëm në rrjete sociale dhe numri i ndjekësve po vazhdon ti rritet edhe më tej, shkuan “Kosovarja”.

Bashkëshortja e reperit Mozzik, ka disa tatuazhe në trup, ndër tjerë edhe një që shkruan Cash Only.

Pra, preferenca e Loredanes është para në dorë. Ajo, nuk ka dëshirë të bëjë me banka e procedura, shkruan “Kosovarja”.

Me gjasë, përvoja e ka mësuar që me kesh është më lehtë!

Ndryshe, së fundi ajo ka blerë një Mercedes të ri. Vetura luksoze ka rënë edhe në sytë e zvicëranes, e cila është qarë duke thënë se po jeton në varfëri. /Kosovarja