Tashmë ka një aplikacion që e bën më të thjeshtë blerjen e veshjeve.

Aplikacioni australian, Shop You, po ndryshon lojën kur vjen puna te gjetja e veshjeve, që hyjnë në stilin tuaj, formën e trupit dhe markat e preferuara, dhe gjen artikujt që përputhen.

“Të gjesh veshjet që të rinë mirë është e vështirë. në fakt, vetëm 2 në 10 femra i pëlqejnë produktet që i vijnë. Misioni ynë është të jemi më të personalizuara, në mënyrë të thjeshtë për femrat për të bërë shopping ”, thuhet në faqe.

Aplikacioni Shop You përdor inteligjencën artificiale për tu kënaqur me eksperiencën e pazarit me rekomandime për stil të personalizuar, duke sugjeruar veshje për ju, sipas tch.

Aplikacioni falas ka dalë në shkurt me marka si Cotton On, Lorna Jane, Glassons, ASOS dhe Uniqlo ndërkohë që pritet ti shtohen dhe firma të tjera.

Ai është themeluar nga dy femra, Emma Sharley dhe Kelly Slessor.