Loriana Kuka ia ka pa hairin suksesit të arritur në Grand Prix Marrakech pasi është ngritur në renditjen botërore

Medalja e argjendtë në turneun prestigjioz Grand Prix Marrakech 2019 i ka sjell dobi Loriana Kukës.

Në fakt, xhudistja pejane ishte e shkëlqyeshme në evenimentin që u mbajt në Marok fundjavën që shkoi duke e fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Dhe, sot xhudistja kosovare e mori një tjetër lajm të madh.

Loriana pas medaljes së fituar në Marok është ngritur për katër vende në ranglistën botërore të kategorisë së saj dhe tash gjendet në vendin e 15-të.

Trajneri Driton Kuka është shprehur mjaft i lumtur me suksesin e radhës së mbesës së tij, për të cilën beson se do ta sigurojë kualifikimin dhe pjesëmarrjen në Olimpiadën “Tokyo 2020”.

Loriana Kuka ishte pjesëmarrësja e vetme nga Kosova që mori pjesë në këtë eveniment. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE