Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.

Gjatë emisionit LEMzA, bashkëshortja e Adem Demaçi, zonja Xhemajlije rrëfen për herë të parë shumë të pathëna nga jeta e saj.

Ndër të tjera ajo rrëfen edhe momentin kur Ademi i dërgon një letër lamtumirëse, ku shkruan : “Me kaq merr fund martesa jonë”.

Ndryshe, Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë, shkruan InfoKosova.

Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës./InfoKosova/

Për të dëgjuar rrëfimin e saj të plotë shiko videon më poshtë: