Kylie Jenner ka zgjedhur rrjetin e saj të preferuar Instagram për të shpërndarë fotografitë më të reja nga darka e saj me miqtë në Los Anxhelos.

Modeli ishte veshur me kostum provokues ngjyrë portokalli, ku në rend të parë bie në sy gjoksi dhe beli i saj i hollë.

“Shmangia nga e zakonshmja”, shkruan krahas fotos Kylie.

Në mars të këtij viti, Kylie u bë miliarderja më e re e të gjitha kohërave – duke rrëmbyer titullin nga themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, falë perandorisë së saj Kylie Cosmetics.

Ajo zotëron 100 për qind të aksioneve në Kylie Cosmetics, dhe gjithashtu kishte një të ardhur të veçantë nga marrëveshjet e miratimit dhe nga shou i realitetit ‘Keeping Up With The Kardashians’.