Kyle Bartman nga Derbyshire e Anglisë, e ka të ndaluar të vozitë në dy vitet e ardhshme

Këtë denim e mori asi është parë duke bërë tejkalime të rrezikshme njërën pas tjetrës.

Shoferi 24-vjeçar kaloi shtatë herë ndërmjet veturave, megjithëse anash ishte një shirit tërësisht i zbrazët.

Për shkak të lëvizjeve të rrezikshme, ai detyrohet të paguajë edhe dymijë euro gjobë.

Gjatë dhënies së intervistës, ai ka thënë se nuk ishte në nxitim, por se kishte një shoqëruese brenda dhe donte t’ia tregonte aftësitë e vozitjes.