Gjuha juaj mund të tregojë shumë për shëndetin tuaj.

Ekziston një metodë e tërë e diagnozës shëndetësore bazuar në atë se si duket gjuha: forma, madhësia, struktura dhe ngjyra e saj, transmeton lajmi.net.

Bright Side ka publikuar një grafikë që do të ndihmojë në identifikimin e problemeve shëndetësore sipas ngjyrës së gjuhës.

Është e udhës të ekzaminohet gjuha në mëngjes në dritën natyrale, pra përpara se të lani dhëmbët.

Ngjyra e shtresës së gjuhës mund të ndryshojë nën ndikimin e ushqimit, pijeve, ilaçeve ose pirjes së duhanit.

Ngjyra e gjuhës

1. Rozë e lehtë – gjendje e rregullt shëndetësore

2. E kuqe – sëmundje infektive

3. E kuqe e çelë – Probleme me zemrën dhe gjakun

4. E verdhë – probleme me stomak

5. E vjollcë – probleme me zemrën dhe veshkat

6. E kaltër – sëmundje të veshkave

7. E zbehtë – Mungesë ushqimi dhe vitaminash

8. E bardhë – Dehidratim, infeksione fungale ose grip

9. E hirtë – Probleme me trakun digjestiv