Që nga normalja e deri tek shkuarja me traktor, kanë qenë disa nga rastet që kanë bërë bujë në media këto ditë.

Ndonëse keni parë shumë maturante me stil të veçantë të veshjes, por maturantja Anila ka mahnitur me bukurinë dhe fustanin që ajo ka zgjedhur për këtë ditë të rëndësishme.

Fotografitë janë realizuar nga fotografi i njohur Norik Uka, i cili dhe i ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

E veshur me fustan të gjatë, i cili në pjesën e epërme është i tëri me ngjyrë vjollcë, duke vazhduar çdo herë e më i hapur në pjesën e poshtme, derisa arrin ngjyrën rozë, dhe me flokët e kapura e një grim perfekt, maturantja Anila po duket e mrekullueshme.