Paraja blen gjithçka?

Jo kur bëhet fjalë për Ferrari-n.

Modelet më të rralla nuk janë në shitje, por shpërndahen.

Shansin e kanë ata që janë klientë të rregullt.

Të tjerët dalin duarbosh.

Kështu do ndodhë edhe me LaFerrari Cabrio.

Makina do e ketë premierën në tetor në Paris.

Me motor V12 benzinë, ajo ka 800 kuaj fuqi.

Brenda tre sekondash kap 100 kilometra dhe për 15 sekonda shkon në 300 km në orë.

Shpejtësia maksimale është 350 km/h.

Çmimi nis nga 2.4 milionë euro.