Juventusi arriti mbrëmjen e djeshme një kualifikim të madh ndaj Atletico Madridit në Champions League.

Pas golit të tretë të shënuar me penallti nga Ronaldo, stadiumi ka shpërthyer në një festë të jashtëzakonshme.

Gjatë këtij festimi, është kapur edhe një episod mjaft interesant.

Dugllas Kosta, i cili e ndiqte nga tribuna këtë ndeshje për shkak dëmtimi është kthyer nga Simeone dhe i ka treguar atij organet gjenitale.

Shokët e skuadrës janë munduar ta përmbajnë, por ishte shumë e vështirë.

SHPËRNDAJE