Cristiano Ronaldo është futbollisti më i popullarizuar në Facebook.

Ronaldo kryeson në listën e futbollistëve më të popullarizuar në Facebook, me gjithsej 107.6 milionë ndjekës, transmeton Goal.

Lionel Messi është i dyti në listën e më të ndjekurve nga fansat në Facebook me 81 milionë.

Top 5 e më të popullarizuarve e përmbyllin Neymar me 53.9 milionë ndjekës, Beckham me 53.4 milionë dhe Ronaldinho me 32 milionë.