Atifete Jahjaga është presidenjta e parë femër e Republikës së Kosovës.

Ajo tanimë pas mandatit si presidente e vendit, ka filluar aktivitetin e saj me të cilin po ka shumë suksese.

Asnjëherë duke mos e lënë anash jetën shoqërore e sociale, Atifetja shfaqet në pothuajse çdo event.

E i fundit ishte ai i ecjes Globale, ku më pas Atifetja kishte bërë dhe foto të cilat i shoqëronte me këto fjalë: “ Iu bashkova Ecjes Globale Mentoruese 2019 të Global Vital Voices nën moton “Fuqizimi i gruas ndërmarrëse”.

Gjatë kësaj ngjarje u krijuan partneritete të reja të mentorimit në mes të grave ndërmarrëse si formë shumë e mirë e mbështetjes së njëra tjetrës.

Në mënyrë që bizneset e tyre të fillojnë suksesshëm, gratë e mentoruara mund të mësojnë dhe përfitojnë shumë nga përvoja, njohuritë, dhe këshillat e ndërmarrësve me përvojë-mentoruesve me përvojë.

Vetëm mund të arrijmë shumë, por së bashku mund të arrijmë çdo gjë!”.

Në këtë foto vërtet ish presidentja duket si vajzë e re./InfoKosova/

SHPËRNDAJE