Ecommerce vjen edhe për Instagramin, dhe në këtë mënyrë rrjeti social më i ndjekur i momentit sfidon Amazon dhe eBay duke lejuar përdoruesit të blejnë produktet direkt në platformë pa qenë më e nevojshme të ndiqen hapat e deri tanishme përmes të cilave mund të prenotoje një produkt duke kontaktuar në mesazh privat blerësin ose përmes një komenti poshtë fotografisë së produktit.

Testimi fillon në SHBA dhe pagesa mund të bëhet me kartat kryesore të kreditit dhe PayPal.

“Njerëzit nuk kanë më nevojë të hapin një faqe bë ëeb kur duan të blejnë – shpjegon Instagram – Dhe me informacionet e tyre të pagesave të ruajtura në një vend, ata mund të blejnë produkte pa pasur nevojë të hyjnë në faqe të tjera dhe të futin informacionet e tyre disa herë duke rrezikuar kështu edhe privatësinë e tyre”.

Vitin e kaluar, Instagram ka prezantuar një seri të përditësimeve Shopping – në Historitë me etiketa dhe në seksionin Eksploro por ama në këtë rast për të blerë një produkt ju duhet të shkoni në dyqanin online të një kompanie të vaktuar.

Për shembull, ‘etiketat’ që integrojnë funksionin e blerjes, klikohen çdo muaj nga 130 milionë përdorues.

Me funksionin e ri ‘arka’ ndërsa shkoni nëpër Histori ose rrjedhën e lajmeve, nëse gjeni diçka që ju pëlqen, ju mund të blini dhe paguani direkt në Instagram.

“Arka bën blerjen mjaft të lehtë, të përshtatshme dhe të sigurt”, thonë vëzhguesit e kësaj platforme.

Njerëzit në Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të bëjnë blerje të një numri markash nga Adidas në Dior, nga Nike në Prada.

Pagesa mund të bëhet me Visa, Mastercard, American Express, Discover dhe PayPal.

Instagram u ble nga Facebook në vitin 2012 për 1 miliardë dollarë dhe ka tejkaluar një miliardë përdorues.