Dy këngëtaret e njohura Tuna dhe Nora, dihet se kanë një sherr të vjetër midis tyre dhe mesa duket do vijojnë të mbajnë “inate” edhe pse janë bërë me familje.

I veçantë është fakti se të dy këngëtaret kanë për bashkëshort dy vëllezër, Patris Berisha dhe Robert Berisha të cilët gjithashtu janë distancuar nga njëri tjetri.

Së fundmi patris në një intervistë ka folur për herë të parë në lidhje me këtë çështje.

“Vllau e ka vendin e vet, gruaja e ka vendin e vet. Unë tani kam familjen time dhe s’më intereson asgjë tjetër” – tha Patris Berisha.

Gjithashtu kohë më parë vëllai i tij, Robert Berisha zbuloi në media mosmarrëveshjet me partneren e së vëllait i ftuar në emisionin “Rudina”.