Një adoleshent nga Ilionisi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri një kërkesë interesante në qendrën distribuese të ofrimit të shërbimeve të kompanisë Apple.

Problemi me të cilin po përballej ai ishte mos-njohja e fytyrës nga iPhone X i tij.

Kjo ndodhte për shkak të një puçrreje që i kishte dalë në fytyrë.

I riu kishte bërë mundësinë e largimit së çelësit të smartfonit me anë të njohjes së fytyrës, por kjo puçërr i shkaktoi shumë telashe.

Kam provuar gjithçka, e grimova, i vura fashë, por nuk funksionoi.

Jam edhe pritje të një interviste për punë.

Kjo është e papranueshme.

Nëse do të dija se ka këso telashe, do të blija një Nokia 3310”, ka thënë ai.

Apple ka thënë se ka testuar aq shumë telefonat, por për një puçërr nuk u ka shkuar mendja. /Lajmi.net/