Në vend se të shpenzojnë para për pudra të shtrenjta, një pjesë e madhe e femrave vendosin të blejnë kopjen e origjinalit të cilat kanë një çmim shumë më të ulët.

Bllogerja e famshme nga Zelanda e Re, ka publikuar një video për fansat e saj, duke u treguar që ka gjetur një zëvendësues perfekt për brendin e njohur dhe super të shtrenjtë “Yves Saint Laurent”, e cila kushton 70 euro.

Ajo si zëvendësim e ka marrë një pudër diçka më të lirë se 5 euro, transmeton gazetametro.net.

“Mendoj se kam gjetur një kopje të mirë të pudrës së shtrenjtë YSL, e cila është më e preferuara.

Do të ju tregoj në videon ku gjysmën e fytyrës do ta lyej me këtë të shtrenjtën, ndërsa në tjetrën prej kopjes që më kushton vetëm 5 euro”, ka thënë blogerja.

Shikojeni videon e plotë:

SHPËRNDAJE