Një foshnjë e gjinisë mashkull, vetëm 11 muajsh, u dogj i gjallë në furrën e druve nga gjyshi dhe gjyshja.

Çifti ishin dehur dhe pas ngjarjes nuk mbanin mend asgjë se çfarë kishin bërë.

Foshnja Maksim Sagalakov u la nga e ëma Viktoria, 20 vjeçe, në kujdesin e prindërve të saj në rrethin Khakassia të Rusisë.

Kur nëna e re u kthye në shtëpi ajo pa mbetjet e djegura të fëmijës në anë të furrës së druve.

Dhimbja e nënës nuk mund të përshkruhet me fjalë, por dedikimi i saj për të birin në rrjetet sociale ka marrë shumë shpërndarje dhe komente.

Deklarata e Komisionit hetimor rajonal:

“Gjyshërit ishin të dehur dhe e vranë foshnjën.”

Një fqinj tha se gjyshërit ishin të dehur nga vodka.

Gjyshja, 42 vjeç dhe gjyshi, 47 vjeç, me mbiemër Miyagashev, janë arrestuar dhe një hetim penal ka nisur ndaj tyre për ‘vrasjen e qëllimshme të një të mituri të pafuqishëm’.

Fqinji Evgeniy Borgoyakov i tha televizionit rus se gjyshi ishte ‘i çmendur nga alkooli’.

Mesazhi i nënës Viktoria Sagalakova:

“Rri në paqe, djali im i dashur.

Djali im i dashur.

Dhimbja ime nuk lehtësohet as për një minutë.

Si do të përballoj atë që nuk je me mua?

Unë nuk mund të të përqafoj.

Vetëm fotografia jote është këtu me syrin tënd të dashur dhe fytyrën e ëmbël.”

Shiko Videon:

SHPËRNDAJE