Një nënë e re denoncoi bashkëshortin e saj në polici pasi zbuloi se ai kishte filmuar klientët e lokalit të tyre

Mollie Clarke, 21 vjeç nga Coleraine kontrolloi telefonin e burrit të saj Richard Cooper, kur po punonte në kuzhinë pasi dyshonte se ai po e mashtronte.

Por në vend të gjente foto apo mesazhe të ndonjë gruaje tjetër ajo zbuloi pamjet ku gratë dhe fëmijët përdornin banjot e lokalit.

Gruaja e cila sapo kishte kaluar kancerin e denoncoi burrin në polici kur kaluan 100 ditë.

Ai më pas pranoi se i kishte regjistruar klientët madje edhe një nga koleget në restorantin e tij, për kënaqësinë e tij seksuale.

Vetëm kur ai u deklarua fajtor në gjykatë, gruaja e tij zbuloi gjithashtu se ai i kishte bërë video edhe asaj duke përdorur tualetin në shtëpi.

Mollie tha:

“Tani e kuptoj se njeriu me të cilin mendoja se isha martuar nuk ekzistonte.

Nuk e kisha njohur kurrë.

Vendosa ta kontrolloja telefonin e tij një ditë kur ai e kishte vënë në karikim. Ai më tha të mos e prekja dhe unë dyshova se po më tradhtonte.

Por nuk e di pse kur e hapa shkova drejt e tek videot. Mund të kisha shkuar tek mesazhet por e ndieja se kishte diçka tek videot.

Fillimisht pashë një fëmijë që kishte shkuar në tualet dhe e hodha direkt telefonin nga dora. Më vonë kur u qetësova pashë se kishte edhe shumë të tjera. Mu neverit.”

Ndërkohë të gjithë ata që ishin filmuar në video u identifikuan dhe u informuan nga policia për shkeljen e privatësisë së Cooperit, përfshirë edhe gruan e tij.

Ndërkohë burri do të gjykohet për veprimin e tij të rëndë.

SHPËRNDAJE