Merita Spahiu këngëtarja e muzikës së lehtë dhe popullore, tash e sa vite është martuar në Llap.

Ndryshe njihet si gruaja e Nysret Muçiqit, këngëtarit të po së njëjtit zhanër muzikor.

Çifti prej vitesh kanë ndërtuar jo vetëm një jetë skenike, por edhe një jetë private të cilën e kanë të mbushur me tre fëmijë dhe me një mbesë.

Merita deri vonë ishte një këngëtare e cila nuk përbënte ndonjë lajm, kjo ndoshta për faktin se thuhej se bashkëshorti i saj Nysreti ishte xheloz në të, dhe nuk e linte që të ekspozohej shumë e as të përflitej për të.

Por, me t’iu rritur fëmijët Meritës e Nysretit, ky i fundit ndryshoi, ndoshta pak nga pleqëria apo shkaku i fëmijëve, u bë më “liberal”.

Më nuk po duket se është xheloz në gruan e tij si dikur, ku thuhej se edhe nëpër intervista nuk e lejonte që të dilte Merita.

E të gjithë e njohim Meritën si nuse të Llapit, dhe ndoshta të gjithë keni menduar se ajo është një llapjane.

Por, jo. E vërteta është se Merita ka prejardhje nga Prizreni, qytet ky i cili konsiderohet si njëri ndër më të vjetrit në Kosovë për nga ana arkitekturale.

Pra, Merita është prizrenase e cila dikur u dashurua dhe u martua në një llapjan me të cilin kanë ndarë karrierën dhe jetën prvate bashkë.