Femra, mos lakmoni të reklamoni dekoltenë.

Gjoksi qenka pjesa e tretë më tërheqëse në sytë e meshkujve tek femrat, sepse më seksi sot për sot u duket fundshpina.

Një fundshpinë si Jennifer Lopez, Kim Kardashian ku i dihet. Por, ky ishte rezultati në sondazhin shumë të votuar në agjencinë e lajmeve online BalkanWeb.

Për rreth 5 ditë, BalkanWeb ofroi temën, “Cilën pjesë të trupit konsideroni më tërheqëse tek një femër”. Mbi 30% në rreth 5 mijë vota votuan opsionin, fundshpina.

Në vendin e dytë u renditën, sytë. Vajza kemi shpresa ende, paska ende meshkuj që duan të lexojnë ende tek sytë tuaj. I treti renditet, gjoksi.

I cuditshëm në këtë rezultat ishin fakti se buzët aq të fotografuara kudo në rrjete sociale apo reklama të ndryshme, kanë marrë shumë pak vota, 6%, për të mos folur për atë që femrat e konsiderojnë që gjysmën e bukurisë së tyre, flokët.

Pak të lakmuara këmbët dhe shumë pak, shpatullat. Nuk kanë rëndësi. Sot për sot me këtë rezultat, femrave u këshillojmë që të veshin pantallona ose funde sa më të ngushta sepse kjo konsiderohet më tepër tërheqëse para meshkujve.

Rezultati i sondazhit sipas renditjes nga i pari tek i fundit

Fundshpina 30.50%

Sytë 24.97%

Gjoksi 21.71%

Këmbët 9.57%

Buzët 6.37%

Flokët 4.17%

Duart 1.56%

Shpatullat 1.15%

Totali Votave 4869

Por, nuk përfundon këtu. Meshkujt nuk kanë pse të ndihen keq. Sot BalkanWeb publikoi nj sondazh për ata. Janë femrat që do të zgjedhin pjesën më tërheqëse tek ata. Femra, keni mundësinë të dëshmoni se cfarë ju tërheq me shikim të parë në pamjen fizike të një mashkulli.

Të mos harrojmë! Sondazhet online të BalkanWeb, nuk kanë vlera statistikore. Por kanë si qëllim që të lejojnë lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi tematika aktuale.

Çdo përdorues ka të drejtën e një vote.